27 Prill 2024

Lëndohen 17 policë, arrestohen 68 protestues

Prishtinë, 27 qershor - Policia e Kosovës njoftoi se deri në këto momente janë lënduar 17 zyrtarë policor, ndërsa për në stacionet policore janë shoqëruar 68 protestues.

Aktivistët e lëvizjes Vetëvendosje dolën përpara institucioneve kryesore në Prishtinë për të protestuar kundër ratifikimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Aktivistët e kësaj lëvizje kanë bllokuar hyrjen e Kuvendit, për të mos lejuar deputetët që të futen.

Policia thekson se si vazhdimësi e protestës së dhunshme nga ana e protestuesve zyrtarët policorë të caktuar me plan operativ në detyrë për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, janë detyruar që proporcionalisht të veprojnë dhe njëherit të reagojnë për të vënë situatën nën kontroll.

Edhe përkundër thirrjeve të vazhdueshme nga ana e zyrtarëve policorë që të protestohet në mënyrë të qetë, të ndërpriten sulmet e vazhdueshme me mjete të ndryshme të forta, si: gurë dhe ngjyrë drejt zyrtarëve policorë, protestuesit kanë vazhduar me sjellje të dhunshme kundërligjore duke bllokuar përkohësisht edhe rrugën e UÇK-së.

Si pasojë e veprimeve dhe sjelljeve të tilla nga ana e protestuesve deri në këto momente shtatëmbëdhjetë (17) zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore.   

Gjatë intervenimit policor deri tani janë shoqëruar për në stacionet policore gjashtëdhjetë e tetë (68) protestues të cilët po trajtohen në bazë të procedurave ligjore dhe konventës për respektimin e të drejtave të njeriut. 

Lidhur me shoqërimin e personave në stacionet policore, të gjitha veprimet policore janë duke u ndërmarrë nën autorizimin e prokurorëve kujdestarë.

Të arrestuarit sipas Vetëvendosjes janë: Afrim Hoxha, Agim Lajthiza, Agron Gashi, Aida Dërguti, Arbër Krasniqi, Ardian Dema, Arsim Maqastena, Avni Rudaku, Bashkim Berisha, Besnik Çelaj, Bujar Bërbatovci, Dardan Molliqaj, Deni Rakoci, Durim Elshani, Edon Buca, Egzon Azemi, Endrit Shatri, Etleva Malushaj, Frashër Krasniqi, Jakup Demiri, Kastriot Shehu, Kenan Trupi, Korab Korça, Lirim Gashi, Mërgim Duli, Nderim Kuka, Nol Nushi, Samir Begu, Osman Mustafa, Pajtim Havolli, Riad Berisha, Selman Sokoli, Valon Hoti, Veton Dragusha, Vlorian Molliqaj, Xhelal Shyti, Xhelal Sveçla.

  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)