Lëndim i rëndë trupor në Prizren
Prizren, 5 janar - Mbremë rreth orës 22:30 minuta, në parkingun e Qendrës Tregtare “A&N” policia e rajonit të Prizrenit e ka gjetur një automjet me dritare të thyera dhe pran derës një person të shtrirë në tokë.
Është thirr emergjenca të cilët e kanë marrë të lënduarin për ta transportuar në spital.
Pas një hetimi fillestar, Policia e Stacionit “Veriu” ka arritur t’i identifikoj katër të dyshuar: dy me mbiemër Beqiraj dhe dy Gashi dhe t’i sjellë në stacion për procedura hetimore.
Më pas, tek porta e stacionit paraqitet edhe i dyshuari i pestë, xhaxhai i dy të dyshuarve të
mëparshëm i cili në shenjë zemërimi nuk i ka zbatuar urdhrat e personave zyrtar dhe më pas i ka sulmuar fizikisht dy policë me ç’ rast njëri prej tyre trajtohet në emergjencë për lëndime trupore.
Me urdhër të prokurorit të shtetit, pesë të dyshuarit ndalën nën masën e arrestit për 48 orë.