Lëkundje tërmeti prej 3.8 ballësh në Vlorë
Vlorë, 14 shkurt - Lëkundje tërmeti janë regjistruar rreth orës 10:18 minuta të ditës së sotme në qytetin e Vlorës.
Sipas informacioneve më të fundit epiqendra e tërmetit ka qënë 9 km në juglindje të qytetit të Vlorës dhe me një magnitudë prej 3.8 ballësh i shkallës Rihter dhe me një thellësi prej 5 km.
Ndërkohë lëkundjet e tërmetit kanë shkaktuar panik tek banorët e qytetit bregdetar por nuk bëhet ende me dije nëse tërmeti ka shkaktuar dëme materiale.