15 Janar 2025

Lekaj: AAK nuk qëndron prapa ngjarjeve në Maqedoni

Prishtinë, 27 maj - Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, në emisionin Interaktiv të KTV-së ka theksuar se AAK nuk është organizëm paraushtarak, por parti politike dhe se nuk qëndron prapa ngjarjeve që u zhvilluan në Kumanovë dhe as organizatore e varrimit të të vrarëve atje.

“Derisa nuk kemi një informacion zyrtar, unë mendoj se gjithçka mbetet në kuadër të spekulimeve. Ne kemi qenë të trishtuar me veprimet e Gruevskit, me veprimet ndaj qytetarëve të pambrojtur”, ka thënë Lekaj, duke shtuar se “nuk duhet t’i etiketojmë luftëtarët derisa nuk ka hetim transparent dhe me ndërmjetësim të ndërkombëtarëve” .

Lekaj ka theksuar është situatë e paqëndrueshme dhe qeveria në Maqedoni nuk ka bërë asnjë përmirësim, prandaj ka bërë që të vijë kjo gjendje në Maqedoni. “Faktori shqiptar është dashur të ndërhyjë dhe të mos vinte deri në atë situatë”.

“Luftëtari i lirisë kudo që gjendet, në Kumanovë, Shqipëri, Kosovë, Çamëri, askush s’mund t’ua ndalë hovin. Është shqetësuese që Qeveria e Kosovës ka qenë e përgjumur dhe është shqetësuese kur një shtet pret informacione nga të tjerët”, ka thënë Pal Lekaj, transmeton Koha.net.

Lekaj ka shfaqur habi me mosreagimin e Qeverisë ndaj ngjarjeve në Kumanovë. “Unë them se është shqetësuese se nuk ka vepruar. Len hapësirë që nuk kemi informacione për qytetarët e Kosovës”.

Lekaj ka shtuar se të vrarët në Kosovë kanë dhënë një kontribut, janë luftëtarë që kanë pas guxim të luftojnë në Kosovë dhe në këtë drejtim unë mendoj se duhet t’i çmojmë dhe të trajtohen si luftëtarë të lirisë.

“Askush në AAK nuk e ka ditur për veprimet e këtyre luftëtarëve dhe çdo spekulim ndaj tyre është pabazë dhe të paqëndrueshëm. Ne nuk mund të themi se ata nuk kanë qenë luftëtarë dhe është e padrejtë që të themi se ata nuk kanë rënë në altarin e lirisë”, ka thënë Lekaj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)