16 Maj 2024

Lehtësohen procedurat e kalimit të kufirit Kosovë-Shqipëri

Prishtinë, 1 qershor - Policia kufitare e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë, kanë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e sezonit turistik’ Vera 2014” . Duke filluar nga sot , procedurat e kalimit të kufirit do të jenë më të përshpejtuara, ndërsa në funksion të udhëtarëve që udhëtojnë drejt Shqipërisë dhe anasjellats, janë lëshuar edhe dy korsi shtesë, në dalje, duke bërë të mundur që edhe hyrja të jetë me katër kalime.

Por kjo nuk do të thotë që automjetet, nuk do ti nënshtrohen kontrollit. Gjithsesi kontrolli vizual dhe regjistrimi e automjeteve do të bëhet, por për të përballuar fluksin e  turistëve dhe kthimin e bashkëatdhetarëve në vendlindje, numri i oficerëve policorë do të jetë më i madh, ndërsa në pikat hyrëse të Kosovës dhe Shqipërisë, do të funksionojnë shtatë sportele, e ky numër mund të rritet , varësisht rritjes së numrit të udhëtarëve.

Që nga korrikuiI viti 2012-të, qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë kanë aplikuar patrullimin e përbashkët policor nëpër rrugët kryesorë të Shqipërisë.

Në këtë kohë numri i turistëve nga Kosova drejt bregdetit Shqiptarë është më i madh. Numri  më i madh i udhëtarëve në hyrje dhe dalje  të Kosovës, shënohet të shtunën në mëngjes dhe  të dielën  në mbrëmje .(RTK)

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)