LDK preferon që Ushtria të formohet përmes ndryshimeve kushtetuese
Preferenca ynë është që transformimi i FSK-së të mos kontestohet nga asnjë skeptik i NATO-s, preferencat tona ishin që kjo çështje të drejtohet me Kushtetutë.
Preferojmë që kjo temë të trajtohet brenda Kushtetutës, kjo është rruga më e drejtë dhe më e sigurt që nuk mund të kontestohet askush.
LDK preferon që të formojë Ushtrinë e Kosovës dhe të jetë në gatishmëri të marrë pjesë në partneritet me NATO-n kudo që ka nevojë angazhimi.
Në alternativën tjetër duhet mbështetje e partnerëve strategjikë, duhet të kemi Ushtrinë por duhet të respektojmë ligjet dhe procedurat.
Quni që ishte i ftuar në Ballë për Ballë të emisionit Ora e Fundit në Klan Kosova ka folur edhe për refuzimin e serbëve që të votojnë për transformimin e FSK-së.
Ne duhet ti bindim të gjithë qytetarët, edhe ata serbë që Kosova ka nevojë për Forcat e Armatosura që do të mbrojë të gjithë qytetarët e Kosovës.
Këtë forcë ushtarake duhet ta bëjmë bashkërisht, duke ofruar garanci se askush nuk do të rrezikohet nga Forcat e Armatosura të Kosovës por përkundrazi do të jenë në shërbim të të gjithë qytetarëve.