15 Janar 2025

LDK: Koalicioni i PAN-it diktohet nga Lista Serbe dhe pazargjinjtë

Prishtinë, 7 shtator - Lidhja Demokratike e Kosovës shpreh keqardhje për zhvillimet e sotme në Kuvendin e Kosovës, ku u konfirmua katërçipërisht se koalicioni që sot e zgjodhi kryetarin e Kuvendit, diktohet plotësisht nga Lista Serbe dhe pazargjinjtë.

Sot, koalicioni i sekserëve, dëshmoi po ashtu, se përfaqëson vetëm interesat e ngushta të tre individëve, të cilët synojnë të jenë në tri pozitat kryesore të shtetit, duke mos zgjedhur mjete dhe duke mos pasur asnjë konsideratë për të ardhmen e shtetit.

Lidhja Demokratike ka vërejtur se marrëveshjet e koalicionit dhe pazaret e lidhura janë në kundërshtim me ligjin dhe me Kushtetutën. Prandaj, e konsideron shumë të dëmshme që Kosova të qeveriset nga struktura të tilla.

Lidhja Demokratike u mbetet besnike zotimeve para anëtarësisë dhe qytetarëve se nuk do të bëjë koalicion me ata që e kanë kapur shtetin, me ata që simbolizojnë krimin dhe korrupsionin.

LDK do të jetë në koalicion me qytetarët për të kundërshtuar çdo të keqe që i bëhet Kosovës nga një qeverisje pa legjitimitet të shumicës shqiptare.

LDK rithekson përkushtimin që të mobilizohet tërësisht në misionin e shenjtë për çkapjen e shtetit dhe për të mos toleruar që institucionet e Kosovës të dirigjohen nga Serbia.

Këtë e ka dëshmuar edhe kryeministri, njëherësh kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, i cili gjatë mandatit të deritashëm në Qeveri, nuk ka pranuar në asnjë moment të dirigjohet nga Lista Serbe, as për krijimin e institucioneve, as për Ligjin e Trepçës, dhe për asnjë çështje të rëndësishme shtetërore, duke i përjashtuar nga kabineti të gjithë ata që nuk kanë punuar në përputhje me ligjet e shtetit.

Ndërkaq, koalicioni i sekserëve, edhe kohën e mbajtjes së seancave e cakton me leje të Listës Serbe, të cilës iu dhurua edhe një Ministri shtesë si koncesion i radhës për të krijuar një Qeveri pa legjitimitet qytetar.

Kryetari i zgjedhur i Kuvendit vetëm me votën e pozitës, mund të ketë besimin e atyre që e kanë votuar, por LDK e konsideron përgjegjësin kryesor i cili, për motive dhe interesa personale dhe me logjikë konspirative, organizoi rrëzimin e shumicës shqiptare në Kuvend, për të sjellë organin më të lartë legjislativ në varësi të plotë nga Lista Serbe dhe Serbia.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)