LDK-ja do që Ushtria të quhet FARK
Prishtinë, 10 mars - Kështu ka thënë shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, sipas të cilit është e domosdoshme që te Forcat e Armatosura ti shtohet edhe Republika.
Ai tha se për emër nuk ka pse të ketë reagime nga askush dhe mund të jetë e pranueshme nga të gjithë.Pse të ketë reagime, nëse dikush është shumë i mençur dhe ia ka qëlluar me emërtimin, siç është presidenti Rugova. Pse të ketë reagime
Kështu ka thënë shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, sipas të cilit është e domosdoshme që te Forcat e Armatosura ti shtohet edhe Republika. Ai tha se për emër nuk ka pse të ketë reagime nga askush dhe mund të jetë e pranueshme nga të gjithë.
Pse të ketë reagime, nëse dikush është shumë i mençur dhe ia ka qëlluar me emërtimin, siç është presidenti Rugova. Pse të ketë reagime. Interesi i të gjithë neve është të kemi FARK, është absurde të ketë reagime, ka thënë Beqiri.
Por për PDK-në nuk ka shumë rëndësi emri. Shefi i deputetëve të PDK-së, Adem Grabovci, ka thënë se nuk ka shumë rëndësi nëse quhet FAK apo FARK, për të është e rëndësishme që Kosova po bën një histori të re.
Derisa Vetëvendosje do që Kosova të ketë ushtri, thonë se FSK-ja assesi nuk duhet të lidhet me vendet e rezervuara. Visar Ymeri pohon se kjo mund të jetë skizofreni e deputetëve që përfaqësojnë minoritetet.
Ndërkohë AAK-ja e sheh si paketim të pandershëm.
Është paketim i pandershëm i qeverisë. Edhe pjesët e tjera që janë paketuar në këtë mënyrë, siç janë tribunali, vende të rezervuara e forca të armatosura janë mënyrë e pandershme e të bërit biznes me shtetin, ka thënë Gjini.