LDK dënon sulmin fizikë ndaj Kryetarit Bahtiri
Mitrovicë, 17 mars - Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Mitrovicë, e dënon sulmin fizikë ndaj Kryetarit të Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri.
\"Ne konsiderojmë se sulmi i djeshëm është sulm ndaj Kryetarit të Komunës si institucion prandaj çfarëdo qofshin motivet e këtij sulmi ne e denojmë, e konsiderojmë të papranueshëm dhe kërkojmë nga organet e rendit që autori i këtij sulmi të përballet me konsekuencat ligjore për veprimin e tij.\"
\"Dhuna është e papranueshme kudo që ajo ndodhë e sidomos kur ajo ushtrohet ndaj personave zyrtar, në këtë rast ndaj Kryetarit të Komunës, dhe në vendin e punës\", thuhet në reagimin e LDK-se.
LDK dega në Mitrovicë mbetet e përkushtuar në vazhdimin e projekteve zhvillimore të ekzekutivit komunal dhe ofron mbështetje të parezervë për ekzekutivin e Komunës në arritjen e qëllimit që qytetarëve të Mitrovicës tua rikthejmë shpresën, të cilën ua kishte humbur pushteti paraprak, pa marrë parasysh sfidat që mund të dalin përpara.