14 Maj 2024

LDK: Akt i kundërligjshëm dhe i paprecedentë i MPB-së

Prishtinë, 15 mars - Grupi i Eksperteve për Siguri dhe Sundim të Ligjit i Lidhjes Demokratike të Kosovës vlerëson se veprimi i fundit i Ministrisë së Punëve të Brendshme, përkatësisht kalimi i disa zyrtareve nga radhët e Policisë së Kosovës në Inspektoratin Policor të Kosovës përmes një transferimi ad-hoc, është akt i kundërligjshëm dhe i paprecedentë, në kundërshtim me mandatin dhe rolin e Inspektoratit Policor, i cili parashihet të jetë organ i pavarur që ka qëllim hetimin e veprave të dyshimta të kundërligjshme nga ana e pjesëtarëve të policisë.

Inspektorati Policor i Kosovës u themelua me ndihmën e faktorit ndërkombëtar, gjegjësisht Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, duke u bazuar në konceptet më moderne të kontrollit demokratik të institucioneve të sigurisë.

Pjesëtarët apo inspektorët dhe kriteri bazë për përzgjedhjen e tyre e përcakton si agjenci me karakter civil mbikëqyrës, me zyrtarë nga jeta juridike civile dhe akademike, të cilët pas një procesi të gjatë mund të përzgjidhen duke vazhduar më pas edhe trajnimin intensiv të specializuar për hetime.

Përzierja e pjesëtarëve të policisë, të cilët nuk posedojnë kualifikime të duhura akademike me pjesëtarët e rregullt inspector, paraqet shkelje dhe konflikt interesi duke pasur parasysh faktin se të njëjtit pritet të hetojnë tani e tutje kolegët e tyre të deritashëm.

Kjo paraqet një tendencë të qeverisjes aktuale që të politizojë dhe të minojë këtë institucion të rëndësishëm të sigurisë, kur dihet fare mirë se inspektorët aktualë kanë edhe përvojën e duhur, edhe përgatitjet akademike dhe asnjë transferim i paligjshëm i kuadrove prej institucioneve, të cilat këta duhet t’i hetojnë nuk përkon me ligjin dhe arsyen e ofruar. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)