18 Janar 2025

LB: Procesi i verifikimit të veteranëve të luftës - skandaloz

Prishtinë,  1 qershor - Sipas njoftimit zyrtar të komisionit qeveritar për verifikimin e veteranëve të luftës Kosova del t’i ketë 46,230 veteranë luftëtarë!

Lëvizja për Bashkim (LB) konsideron se kjo shifër është jashtëzakonisht e fryrë dhe ky proces del të jetë i manipuluar dhe skandaloz!

\"Për të parë se si është keqpërdorur ky proces, po e japim numrin e veteranëve (sipas komisionit qeveritar) të shpërndarë nëpër zona: Zona e Dukagjinit – 15,023; Zona e Pashtrikut – 8,730; Zona e Drenicës – 6,959; Zona e Llapit – 4,310; Zona e Nerodimes – 3,100; Zona e Shalës – 1,950; Zona e Karadakut – 1,070; Njësitë Vartëse të ShP të UÇK-së – 5,057 dhe Shtabi i Përgjithshëm - 31!\", thekson LB

Lëvizja për Bashkim konsideron se kjo shifër jo vetëm që e komprometon emrin e veteranëve të vërtetë, por në të njëjtën kohë e njollosë luftën e drejtë të UÇK-së dhe qëllimet e saj!

Në njërën anë sipas LB-së është e pandershme dhe e padrejtë që të dëmtohet e kaluara përmes barazimit të një veterani të vërtetë me një mashtrues ordiner, dhe në anën tjetër, është e papranueshme që kjo padrejtësi të paguhet edhe me të tashmen dhe të ardhmen e qytetarëve, përmes rëndimit të buxhetit të varfër të vendit.

Prandaj, Lëvizja për Bashkim kërkon ndërhyrjen e menjëhershme të prokurorisë për ta verifikuar këtë gjendje, në mënyrë që manipuluesit të dalin para drejtësisë, veteranit t’i kthehet dinjiteti i nëpërkëmbur dhe shtetit t’i krijohet mundësia për përkujdesje dinjitoze për veteranët e vërtetë!


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)