16 Janar 2025

Lavdërim Muhaxheri vritet nga sulmi me dron të kryer nga SHBA

Siri, 8 qershor - Lavdërim Muhaxheri ka mbetur i vrarë gjatë një sulmi me dron të kryer nga ushtria amerikane, ndaj militantëve të ISIS.

Lajmi për vdekjen e Muhaxherit u raportua nga mediat dhe u konfirmua edhe nga vëllai i tij, nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook.

Ai njoftimin e ka bërë në Facebook, ku ka shkruar se “vëllai i ka rënë shehid”, dhe lutet që “Allahu të e pranojë atë në mesin e shehidave, pejgamerëve e njerëzve të mirë”.

Bashkë me Muhaxherin, mësohet të jetë vrarë edhe Bilall Haqifi, vëllai i Ridvan Haqifit, gjithashtu ish pjesëtar i ISIS, i vrarë në shkurt të këtij viti.

Lavdërim Muhaxheri ka qenë anëtar i organizatës terroriste ISIS, dhe drejtues i shqiptarëve në këtë organizatë.

Muxhaxheri u bë i famshëm për kërcënimet e vazhdueshme, edhe ndaj Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe për thirrjet ëpr të qëlluar mbi futbollistët izraelitë, gjatë ndeshjes Shqipëri-Izrael, në Elbasan Arena, nëntorin e vitit të kaluar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)