15 Maj 2024

Largohet barrikada mbi urën e lumit Ibër në Mitrovicë

Mitrovicë, 18 qershor - Komuna e Mitrovicës ka bërë të ditur se vetëm pak pas mesnatës ndërmjet të së martës dhe mërkurës,  dy ekskavatorë që kanë ardhur nga pjesa veriore e qytetit, kanë filluar heqjen e barrikadës mbi urën kryesore të lumit Ibër.

Në cepin verior të lumit Ibër, përveç dy ekskavatorëve, kishte edhe kamionë që po ngarkoheshin nga ekskavatorët me zhavorr dhe pjesë të mëdha të betonit që ishin vendosur pas vrasjes së policit të Kosovës, Enver Zymberi, më 25.07.2011.

Afër ekskavatorëve që po punonin me shpejtësi, kishte forca të policisë së Kosovës, të karabinierëve Italian, por edhe pjesëtarë të strukturës paralele serbe, Mbrojtja civile (Civilna zashtita), si dhe pjesëtarë të strukturës famëkeqe serbe “rojat e urës”, por nuk kishte asnjë qytetar serb.

Në orën pesë të mëngjesit, është hequr nga rruga kryesore I tërë materiali I barrikaduar, ndërsa që anash, në trotuare ka mbetur edhe pak zhavorr, që besohet se do të hiqet gjithsesi.  Gjatë katër orëve punë që është bërë, gjithçka ka shkuar në rregull, pa as më të voglin problem.

Për të parë punën që po bëhej për heqjen e barrikadës, aty kishte dalë edhe kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili me të ardhur në krye të komunës, kishte paralajmëruar se barrikada do të hiqet brenda gjashtë muajsh. Ai fare afër pranë makinerisë që po e largonte zhavorrin dhe pjesët tjera të betonit, tha se ndjehet mirë që po hiqet barrikada.

“Është ky një lajm I mirë për qytetarët e Mitrovicës, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike. Kjo barrikadë po hiqet pas insistimeve të mija dhe ftesës së  përditshme që u bëja serbëve dhe faktorit ndërkombëtarë për të hequr, jo vetëm këtë, por edhe barrikadat tjera, kudo qofshin ato”, tha kryetari Bahtiri.

Sipas tij, me heqjen e barrikadës lëvizja e qytetarëve dhe qarkullimi I mallrave në të dyja drejtimet, pra veri-jug dhe anasjelltas,  do të  jetë plotësisht e lirë dhe kjo është mirë  dhe në dobi, sit ë shqiptarëve, ashtu edhe të serbëve dhe të tjerëve.

“Ne tani, mendoj ne drejtuesit e të dyja komunave, duhet të krijojmë kushte për pajtim të qytetarëve, për zhvillim ekonomik të të dyja pjesëve të qytetit dhe për bashkëpunim të ndërsjellë. Këtë e dëshirojnë sot shqiptarët, serbët, turqit, boshnjakët dhe të tjerët. Ata kërkojnë punë dhe jetë sa më të mirë e dinjitoze dhe ne këtë duhet t’ua sigurojmë”, tha kryetari Bahtiri.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)