15 Janar 2025

Largimi i Hasanit ndikon në kthimin e besimit në Gjykatën Kushtetuese

Prishtinë, 16 mars - Në fund të muajit mars, Kuvendi i Kosovës do t’i fillojë procedurat për emërimin e dy gjyqtarëve të rinj për Gjykatën Kushtetuese, të cilët do të zëvendësojnë kryetarin e deritanishëm të kësaj Gjykate, Enver Hasanin, dhe gjyqtarin Kadri Kryeziu.

Kjo për shkak se Hasanit dhe Kryeziut u përfundon mandati në fund të muajit qershor, ndërsa me ligj procesi i zëvendësimit të tyre duhet të fillojë të paktën tre muaj më herët, shkruan “Zëri”.

Njohësit e çështjeve kushtetuese kanë thënë se largimi i gjyqtarit, Kadri Kryeziut, e në veçanti ai i Enver Hasanit dhe zëvendësimi i tyre me gjyqtarë tjerë, mund të ndikojnë në kthimin e besimit në Gjykatën Kushtetuese.

Sipas analistëve, pjesëmarrja e gjyqtarit Kryeziu në tubime politike si dhe marrja e disa vendimeve në favor të Partisë Demokratike të Kosovës nga ana kësaj Gjykate kanë ndikuar në dëmtimin e imazhit të Kushtetueses. 

/Zëri/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)