16 Janar 2025

Largimi i borës para objekteve afariste është obligim qytetar

Prishtinë, 11 janar - Komuna e Prishtinës permes një njoftimi për media ka kërkuar nga qytetarët që të largojnë borën para objekteve të tyre, qoftë afariste apo banesore, sepse ky është obligim qytetar.

"Tërheqim vërejtjen se në bazë të nenit 138 të Rregullores për Shërbime Publike 01 nr 352-1934, e aprovuar më 28 korrik 2010, përcaktohet që përgjegjësia për heqjen e borës në trotuareve para objekteve, qofshin afariste apo banesore, është e pronarëve, apo shfrytëzuesve të atyre objekteve", thekson komuna.

Qytetarët sipas komunës janë të obliguar që borën dhe akullin ta grumbullojnë përskaj trotuareve, ndërsa kompanitë për mirëmbajtjen e rrugëve janë të obliguar që borën dhe akullin e grumbulluar ta bartin jashtë qytetit, ku nuk dëmtohet prona.

Poashtu, komuna ka kërkuar nga Policia e Kosovës që t'i largojë automjetet nga trotuaret, në mënyrë që trotuaret të mund të pastrohen.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)