21 Dhjetor 2024

Laramania e vendimeve ilustron qartë dështimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë

Prishtinë, 7 prill - Vendimi i Gjykatës Supreme për lirimin e Naser Pajazitaj, i akuzuar për vrasjen e Donjeta Pajazitajt në nëntor 2015, ka krijuar shqetësim e paqartësi të mëdha në opinionin publik.

Rasti është trajtuar në gjitha shkallët gjyqësore në Kosovë dhe janë marrë vendime diametralisht të kundërta në shkallë të ndryshme.

Gjykimi ndaj Naser Pajazitaj është zhvilluar katër herë në gjykata të shkallës së parë, dy herë është gjykuar nga Gjykata Themelore në Pejë dhe dy herë nga Gjykata Themelore në Ferizaj.

Në mars të vitit 2018 Gjykata Themelore në Pejë të akuzuarin Naser Pajazitaj e kishte liruar nga akuzat për vrasjen e Donjeta Pajazitajt, ndërsa pas kthimit në rigjykim, Gjykata Themelore në Pejë, në mars të vitit 2019, e kishte shpallur fajtor të akuzuarin dhe e kishte dënuar me burgim të përjetshëm.

Në qershor të vitit 2022 Gjykata Themelore në Ferizaj e kishte dënuar të akuzuarin Pajazitaj me burgim të përjetshëm, ndërsa Gjykata e Apelit e kishte ulur dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 35 vitesh.

Nga i pafajshëm - në burgim të përjetshëm. Nga 35 vite burgim - në liri. Kjo laramani e vendimeve ilustron qartë dështimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë.

Donjeta është një viktimë e femicidit dhe për të nuk ka ende drejtësi. Vrasësi i saj është në liri.

Organizatat e shoqërisë civile kërkojnë që institucionet e drejtësisë të japin llogari për dështimet në trajtimin e këtij rasti dhe kërkojmë drejtësi për Donjetën!

Ky reagim është mbështetur nga aktiviste/ë feministe/ë dhe organizatat e poshtëshënuara:

Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion - QIKA
Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës -RRGK
Qendra Kosovare për Studime Gjinore – QKSGJ
INJECT
Youth Initiative for Human Rights Kosovo - YIHR KS
Artpolis
Qendra për Informim dhe Përmirësim Social -QIPS
CEL
SGK
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)