Lansohet studimi për Kornizën Ligjore për të Drejta të Fëmijëve
Prishtinë, 30 tetor - Zyra e BE-së në Kosovë bashkë me UNICEF-in do të prezantojnë të gjeturat e studimit për përputhshmërinë e legjislacionit ekzistues të Kosovës me Konventën për të Drejtat e Fëmijëve.
Për të shënuar Përvjetorin e 25-të të Konventës së KB për të Drejtat e Fëmijëve këtë vit, departamentet përkatëse për të Drejtat e Fëmijëve nga BE dhe UNICEF do të jenë të pranishëm gjithashtu në këtë ngjarje.
Këto departamente të reja kanë për qëllim integrimin e të drejtave të fëmijëve në bashkëpunim zhvillimor.