Lansohet strategjia kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje
Prishtinë, 19 prill - Ministria e Drejtësisë ka bërë të ditu se sot do të organizojë eventin e lansimit të Strategjisë Kombëtare të Republikës së Kosovës për mbrojtje nga dhuna në familje, si dhe Planit të Veprimit, 2016 -2020.
Sipas njoftimit të ministrise, Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, do të mbaj një fjalë rasti.