16 Janar 2025

Lansohet Raporti vlerësues kundër Dhunës në Familje

Prishtinë, 20 tetor - Zëvendësministri i Drejtësisë, njëherit Koordinatori Nacional Kundër Dhunës në Familje, Lirak Çelaj sot ka marrë pjesë në ceremoninë e lansimit të   ”Raportit vlerësues i Programit të Kosovës kundër Dhunës në Familje dhe Planit të Veprimit 2011-2014”, përgatitur nga UN Women dhe Ambasadës së SHBA-së në Kosovë.

Gjatë kësaj ceremonie, Zëvendësministri Çelaj falënderoj pjesëmarrësit dhe të gjithë ata që kanë qenë të përfshirë në hartimin e këtij raporti në adresimin dhe trajtimin e çështjes së dhunës në familje. “Duke qenë i bindur që kushdo prej juve që sot është prezent në këtë ceremoni, do të ketë rastin që të shpërndaj mesazhe pozitive rreth harmonisë familjare dhe ndikimit negativ të dhunës dhe gjithashtu iu inkurajoj të flisni  se sa është e rëndësishme të kultivojmë kulturën e dialogut dhe luftimin e dhunës tek familjet e juaja, rrethet e miqve, të kolegëve dhe tek të njohurit tuaj. Ndonjëherë, mund të duket që me forcë e dhunë mund të arrihet gjithçka por fitoret e dhunës janë afatshkurtra dhe iluzive, theksoi zëvendësministri i Drejtësisë Çelaj.

Gjatë fjalës së tij, Koordinatori Çelaj shtoi se në rastet më të shumta, dhuna nuk raportohet por kufizohet vetëm në qarqet familjare. Jo rastësisht është thënë që dhuna është streha e fundit e njerëzve të dobët. Kur jetojmë në dhunë, harrojmë se kush jemi. Kur rritemi në dhunë, mundësitë që të formësojmë një integritet e karakter unik janë të vogla. Një familje, një shoqëri pa dhunë ka bazament më të fortë, më të qëndrueshëm dhe krijon vlera të mirëfillta në shërbim të komunitetit.

Në fund të fjalës së tij, Zëvendësministri Çelaj vlerësoi se Strategjia Kombëtare dhe Plani i Veprimit kundër Dhunës në Familje që përfshinë periudhën 2011-2014 i takon një meritë e veçantë për zhvendosjen e këtij fenomeni jo civilizues nga një sferë tërësisht  private e familjare në atë institucionale, përmes së cilës u zhvilluan dhe bashkërenditën një numër i madh i aktiviteteve në parandalimin, mbrojtjen e trajtimin si dhe rehabilitimin e reintegrimin e viktimave.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)