Lansohet raporti i monitorimit për administratën publike në Kosovë
Prishtinë, 20 mars - Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka njoftuar se një panel i nivelit të lartë gjatë së cilit do të lancohet Raporti i Monitorimit për Kosovën, financuar nga BE-ja dhe i implementuar nga SIGMA, një inciativë e përbashkët kjo e Bashkimit Evropian dhe Organizatës për Zhvillimin Ekonomik dhe të Bashkëpunimit do të mbahet sot.
Kjo ngjarje paraqet mundësi për ekspertët, zyrtarët qeveritar, përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe akterët ndërkombëtar për të diskutuar qasjet për administratë efektive publike, shërbim civil me performancë tejet të lartë, struktura llogaridhënëse shtetërore dhe financa publike.