Lansohet projektit Rrjeti i Sigurt për Mbrojtjen e Fëmijëve
Prishtinë, 29 mars - Zëvendësministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale z. Safet Kamberi, në cilësinë e panelistit ka marrë pjesë sot në lansimin e projektit me rëndësi të veçantë Rrjeti i Sigurt për Mbrojtjen e Fëmijëve- Faza III, implementimin e të cilës është duke e bërë Terre des Homes Ndihmë për fëmijët në mbarë botën në partneritet të vazhdueshëm me Zyrën e Kryeministrit, Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministrinë e Punëve të Brendshme, Universitetin e Prishtinës dhe Koalicioni i Organizatave për Mbrojtjen e Fëmijëve.
Zv/ministri i MPMS-së z. Safet Kamberi ka përshëndetur lansimin e këtij projekti dhe ka njoftuar të pranishmit se MPMS ka ndërrmarrë nismën legjislative për hartimin e një ligji të veçantë për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, e cila sipas z.Kamberi është paksa e vonuar nga ana e legjislacionit përkatës.
Ai tha se në këtë projektligj është punuar pothuajse deri në fazat përfundimtare. E mira e këtij ligji është se do të definohen qartë kompetencat e secilit institucion dhe do të krijohen mekanizma shtesë në mbrojtjen e fëmijëve në nivel lokal dhe qendror, ku pas miratimit të këtij ligji do të dalin aktet nënligjore që do të jenë të harmonizuara me Konventën Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, ka thën ndër tjerash zv/ministri Kamberi.
Projekti në fjalë si fokus kryesor do të ketë asistencën në zbatimin e ligjit të ri për mbrojtjen e fëmijëve, për të zhvilluar legjislacoinin dytësor, për të siguruar ekspertizën e nevojshme teknike, për të zhvilluar shërbime të reja të specializuara si dhe për të ndërtuar infrastrukturën për mekanizmat e monitorimit dhe llogaridhënies. Përmes realizimit të këtij projekti synohet të ketë aktivitete si: kampe verore, mikro iniciativave, si dhe mbështetje për oranizatat e shoqërisë civile.
Shifrat e projektit që u lansua sot tregojnë se gjithsejtë pritet që 6080 fëmijë të jenë përfitues të drejtpërdrejtë dhe aty përfshihen këto kategori: fëmijët me rrezik të lartë dhe të mesëm, fëmijët në situate rruge, fëmijët viktima të abuzimit seksual, fëmijët e mbështetur me asistencë të drejtpërdrejt, fëmijët që marrin pjesë në mikro iniciativa, organizuar në ndonjë nga komunitetet. Ndërkaq sa i përket përfituesve profesionist, pritet të jenë 603 përfitues të drejtpërdrejt me profile prej të ndryshmeve si: punëtorë social, udhëheqësit e shërbimeve sociale në qendrat për punë sociale, punonjësit për mbrojtjen e fëmijëve, anëtarët nga profili i shëndetësisë, arsimit, policisë, OJQ-ve, zyrtarë të ministrive partnere, staf lokal etj.
Ky projekt është financuar nga Fondacioni Medicor dhe ka një periudhë zhvillimi përgjat tri (3) viteve, nga Janar 2017 Dhjetor 2019 duke mbuluar të gjitha komunat e Kosovës.