Lansohet projekti për zvogëlimin e rrezikut nga fatkeqësitë natyrore
Prishtinë, 21 korrik - Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Agjensioni i Japonisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA) do të lansojnë projektin e ri për zvogëlimin e rrezikut nga fatkeqësitë natyrore.
Projekti është financuar nga qeveria e Japonisë dhe do të implementohet nga UNDP-ja, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme / Agjensioni i Menaxhimit të Emergjencave.
Ngjarja gjithashtu do të përfshijë ndarjen e përvojave dhe të gjeturat kryesore nga trajnimi i fundit i JICA-s në Japoni me temë shoqëritë ripërtëritëse ku morri pjesë edhe një zyrtar nga Agjensioni i Menaxhimit të Emergjencave.
Në ngjarje, cila do të vë në pah kontributin që UNDP dhe JICA kanë dhënë në fushën e zvogëlimit të rrezikut nga fatkeqësitë natyrore në Kosovë, do të marrin pjesë edhe Andrew Russell, Koordinator i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim dhe Përfaqësues i Përhershëm i UNDP-së, Tatsuro Hayashi, Këshilltar në Ambasadën e Japonisë në Vienë (përgjegjës edhe për Kosovë), Agim Gashi, këshilltar për çështje të rrezikut nga fatkeqësitë natyrore pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, Kanako Terui, Këshilltare e JICA-së, dhe Alush Beqiri, Drejtor i Agjencisë për Parandalimin dhe Menaxhimin e Emergjencave.