Lansohet projekti Gratë në institucionet e sigurisë së Kosovës
Prishtinë, 10 dhjetor - Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Financave, Ministria e Drejtësisë, Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe agjencitë përkatëse të zbatimit të ligjit, do të lansojnë projektin ndër-ministror: Gratë në institucionet e sigurisë së Kosovës.
Në këtë ceremoni do të marrin pjesë: Presidentja e Kosovës, znj. Atifete Jahjaga, ministra të dikastereve qeveritar, ambasadorë të akredituar në Kosovës, zyrtarë të lartë qeveritar dhe përfaqësues të shoqërisë civile.
Gjatë ceremonisë do të prezantohet video-dokumentari në këtë temë dhe do të bëhet prezantimi i katalogut të përbashkët, që përmban profile të ndryshme të grave të suksesshme që veprojnë në kuadër të këtyre agjencive.
Ceremonia do të mbahet sot duke filluar në ora 10:00, në hotel Swiss Diamond.
Projekti është mbështetur nga Ambasada Mbretërore Norvegjeze në Prishtinë dhe UNWomen Prishtinë.