Lansohet projekti Eliminimi i barrierave për mundësi të barabarta
Prishtinë, 8 mars - Kosovo United States Alumni (KUSA) do të mbajë një ceremoni lansimi te projektit Eliminimi i barrierave për mundësi të barabarta.
I shoqëruar nga ish-Presidentja Atifete Jahjaga, Ambasadori Delawie do të mbajë fjalim në hapjen e ngjarjes së Shoqatës Kosovë-SHBA të Alumnive në kuadër të projektit Eliminimi i Barrierave për Mundësitë e Barabarta.
Ky projekt do të sigurojë trajnim për zhvillim profesional në fushën e qeverisjes korporative për 50 femra nga profesione të ndryshme. Ambasadori Delawie poashtu do të shënojë Ditën Ndërkombëtare të Gruas.