Lansohet programi për kompensimin e viktimave të krimit
Prishtinë, 22 maj - Ministria e Drejtësisë ka ftuar për sot përfaqësuesit e mediave dhe të OJQ-ve në Kosovë të marrin pjesë në Lansimin e Programit për Kompensimin e Viktimave të Krimit.
Ky aktivitet organizohet nga Ministria e Drejtësisë dhe mbështet nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.
Në këtë aktivitet do të marrin pjesë, Dhurata Hoxha, Ministre e Drejtësisë, Ministri i Financave, Avdullah Hoti, Ambasador i SHBA në Kosovë, Greg Delawie, Kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi, Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, si dhe Kryesuesesja e Komisionit për Kompensimin e Viktimave të Krimit, Znj. Nesrin Lushta.