Lansohet plani i integritetit të MFSK-së
Prishtinë, 30 qershor - Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFSK) organizon konferencën Lansimi i Planit të Integritetit të MFSK-së.
Hapjen e konferencës do ta bëjë Sekretari i Përgjigjthshëm i MSK-së zoti Shkelzen Syla. Fjalën Hyrëse do ta mbajë Ministri i FSK-së zot Haki Demolli.
Po ashtu fjalim do të mbajë edhe ambasadori i Norvegjisë në Kosovë zoti Jan Braathu dhe zoti Per Age Christensen - Drejtor i Qendres së Integritetit në Sektorin e Mbrojtjes, në Ministrin e Mbrojtjes të Norvegjisë.
Pas prezantimit do të mbahet edhe sesioni i pyetjeve për të pranishmit.
Plani i integritetit është hartuar si rrjedhojë e zbatimit të projektit Mbështetje kornizës së integritetit në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, projekt ky që mbështetet nga Qendra e Integritetit në Sektorin e Mbrojtjes (QISM) e Ministrisë së Mbrojtjes së Norvegjisë