Lansohet ndërlidhja e sistemeve elektronike të prokurorive dhe policisë
Prishtinë, 10 dhjetor - Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) do të bëj lansimin e ndërlidhjes së sistemeve elektronike të Prokurorit të Shtetit, prokurorive dhe Policisë së Kosovës.
Ndërlidhja e sistemeve elektronike të Prokurorit të Shtetit, prokurorive dhe Policisë së Kosovës, do të ndikojë në shkëmbimin elektronik të dhënave në mënyrë më të shpejtë, të sigurt dhe më efikase.
Në këtë ceremoni do të marrin pjesë Bahri Hyseni, Kryesues i KPK-së; Aleksandër Lumezi, Kryeprokuror i Shtetit dhe Rashit Qalaj – Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës.