14 Maj 2024

Lansohet Kodi Penal dhe ai i Procedurës Penale në gjuhen e shenjave

Prishtinë, 18 mars – Ministria e Drejtësisë, respektivisht Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka bërë lansimin e Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale, në gjuhen e shenjave dhe shkrimin Braill.
 

Në lansimin e këtyre dy kodeve në të cilën morën pjesë edhe përfaqësues të Shoqatës së të Verbërve të Kosovës dhe atyre të Shurdhëve, Ministri Kuçi tha se lansimi i Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale, në gjuhën e shenjave dhe shkrimin Braill ka pasur për qëllim që këto kategori të trajtohen si qytetarë të barabartë të shoqërisë, në mënyrë që Kosova të ofroj njohuri për këtë kategori edhe për ligjet bazike dha ata ta ndijën vetën si njerëz që kanë të drejtë të qasen në drejtësi dhe ta kenë mundësinë që të njihen me përmbajtjen e këtyre kodeve.

 

“Unë do të jem i gatshëm edhe në të ardhmen t’i mbështes lidhur me ligjet dhe dokumentacionin që kësaj kategorie shoqërore ju intereson të informohen, që ato të përgatiten edhe  në gjuhën e shenjave dhe shkrimin Braill”, tha Kuçi.

 

Kryetar i Shoqatës të Verbërve të Kosovës, Bujar Kadriu, pasi shprehi falënderimin e tij për lansimin e këtyre dy kodeve në gjuhen e shenjave dhe shkrimin Braill, tha se me këtë akt, Ministria e Drejtësisë përmbushi një obligim të saj përmes të cilit krijon mundësit e barabarta për çdo qytetarë. Ai me tej shtoi se lansimi i këtyre kodeve është obligim kushtetues por edhe moral dhe ligjor, ngase qytetarët e këtij vendi kanë obligime, përgjegjësi dhe të drejta të barabarta. Kadriu vlerësoi edhe punën e bërë nga Njësia për të Drejtat e Njeriut e Ministrisë së Drejtësisë për lansimin e këtyre kodeve në gjuhen e shenjave dhe shkrimin Braill.

 

Elma Hasani, Nënkryetare e Shoqatës të Shurdhëve të Kosovës, tha se si komunitet janë shumë të lumtur që tani kanë një dokument në mënyrë që të kenë qasje dhe sa më shumë informacione.

 

Edhe Daut Tishuki, nga Shoqata e të Verbërve, falënderoi Ministrinë e Drejtësisë për lansimin e këtyre dy kodeve në gjuhen e shenjave dhe shkrimin Braill, duke e vlerësuar si mundësi të krijimit të drejtave të barabarta për personat e verbët dhe të shurdhtë.

 

Kodi Penal dhe Kodi i Procedurës Penale në gjuhen e shenjave dhe shkrimin Braill, i lansuar sot, do të shpërndahet në Bibliotekën Kombëtare dhe në shoqatat përkatëse në tërë regjionet e Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)