17 Janar 2025

Lansohet Java Kundër - korrupsionit

Prishtinë, 5 dhjetor - Organizatat e  koalicionit në kuadër  të  “Java  kundër  korrupsionit” #Bashkeendreqim! të përbërë nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, Çohu, Demokraci Plus, Grupi për Studime Juridike dhe Politike, Instituti GAP dhe Instituti Demokratik i Kosovës mbajn konferencë për media ku ku lansohet Java  Kundër-korrupsionit.

Më ketë rast ambasadorët e vendeve të QUINT-it, së bashku me përfaqësuesit e UNDP-së dhe Institutit Demokratik të Kosovës, do të mbajnë fjalime në hapjen e Javës së Anti-Korrupsionit në Kosovë.

Po ashtu Instituti GAP dhe organizatat e  koalicionit “Java kundër korrupsionit”, në mbështetje të Ambasadës Amerikane në Kosovë organizojnë tryezën me temë “Luftimi i korrupsionit përmes transparencës buxhetore dhe rishikimit të raporteve të Auditorit të Përgjithshëm".

Në këtë tryezë si temë diskutimi do të shtrohet transparenca buxhetore dhe raportet e Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm për rregullsinë e shpenzimeve.

A janë të mjaftueshme për informimin e plotë të qytetarëve format aktuale të raportimit buxhetor dhe çfarë mund të bëhet më shumë në rritjen e transparencës buxhetore me qëllim të parandalimit, identifikimit dhe luftimit të korrupsionit në menaxhimin e parasë publike?

Të ftuar në këtë tryezë do të jenë Ministri i Financave z. Avdullah Hoti, Auditori i Përgjithshëm z. Besnik Osmani si dhe Zëvendësdrejtori i Misionit të USAID-it në Kosovë, z. Mike De La Rosa.  
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)