Lansohet hulumtimi “Luftëtaret e Huaj dhe Diaspora e Kosovës - Rasti i Gjermanisë”
Prishtinë, 8 tetor - Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) organizon publikimin e hulumtimit me titull “Luftëtaret e huaj dhe Diaspora e Kosovës - Rasti i Gjermanisë ”.
Ky hulumtim është rezultat i bashkëpunimit ndërmjet QKSS dhe Fondacionit Berghof nga Gjermania.
Raporti analizon rolin dhe sfidat e diasporës kosovare gjatë integrimit në shoqërinë gjermane, lidhjen e diasporës me vendin e origjinës, përhapjen e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm tek të rinjtë në diasporë, si dhe krizën e identitetit më të cilën përballet diaspora.
Një fokus të veçantë hulumtimi do t’i kushtoj konflikteve të huaja në Lindjen e Mesme si dhe impaktit që ato konflikte kanë pasur tek diaspora e vendit.
Konfliktet në Siri dhe Irak dhe ngritja e Shtetit Islamik (IS) kanë tërhequr mijëra luftëtarë të huaj nga vendet evropiane për tu bashkuar me konfliktin në Lindjen e Mesme.
Një numër i madh i luftëtarëve të huaj i përkasin gjeneratës së dytë dhe të tretë të diasporës nga Lindja e Mesme, Afrika e Veriut apo Ballkani Perëndimor.
Ky hulumtim ka analizuar shkaktarët e përhapjes së radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm në mesin e diasporë s arsye të cilat ndikuan që disa individ kosovarë nga diaspora në Gjermani tu bashkohen organizatave si “Shteti Islamik”.
Në veçanti, hulumtimi identifikon disa nga pasojat ndryshimit të dinamikave sociale dhe çështjes së identitetit ndërmjet gjeneratave të ndryshme të diasporës së Kosovës, për shkak të ndryshimeve të lidhjes midis diasporës dhe vendit të origjinës me kalimin e kohës.
Gjetja e formave të ndryshme të angazhimit të diasporës së Kosovës në zhvillimin e vendit përtej remitancave si dhe forcimin e reziliencës së diasporës poashtu është pjesë e kë tij hulumtimi.
Pjesa e parë dhe e dytë e punimit përfshin një analizë të historikut të diasporës kosovare në Gjermani, sfidat me integrimin në shoqërinë gjermane dhe marrëdhëniet me Kosovën si vend i origjinës.
Seksioni i tretë ofron një analizë të shkurtër krahasuese të diasporave nga rajoni Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut dhe Kosova, si dhe sfidave me integrimin e tyre në shoqërinë gjermane me të cilat përballen të dyja diasporat.
Seksioni i fundit i punimit ofron rekomandime konkrete për politikat, si për autoritetet politike gjermane dhe kosovare, për adresimin e shqetësimeve të diasporës kosovare në Gjermani, në fusha si integrimi i diasporës kosovare në shoqërinë gjermane, si dhe parandalimi i ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit në mesin e diasporës kosovare.