Lansohet fushata për ndërgjegjësimin e dhunës ndaj grave
Prishtinë, 25 nëntor - Nën patronatin e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, Grupi i Grave Deputete të Kuvendit të Kosovës dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), sot bëjnë hapjen e Fushatës së 16 ditëve të aktivizimit kundër dhunës në baza gjinore, me rastin e 25 Nëntorit - Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Ndaj Grave.
Me këtë rast, fjalë rasti do të mbajnë kryeparlamentari Veseli, zëvendës përfaqësuesja e Përhershme e UNDP-së, Alessandra Roccasalvo, dhe kryetarja e Grupit të Grave Deputete Blerta Deliu-Kodra.