Lansohet fushata e ndalimit të ndëshkimit dhe dhunës ndaj fëmijëve
Prishtinë, 25 mars - Save the Children në Kosovë dhe Syri i Vizionit në Bashkëpunim me Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione lanson fushatën e Ndalimit të Ndëshkimit Trupor dhe Dhunës ndaj Fëmijëve.
Kjo fushatë ka për qëllim të kontribuoj në përmirësimin e infrastrukturës ligjore mbi parandalimin e dhunës ndaj fëmijës, të rris vetëdijën e fëmijëve, të rriturve, si dhe ti fuqizoj institucionet mbi ndalimin e ndëshkimit trupor në çdo ambient si dhe ofrimin e metodave alternative per rritjen e femijes.