04 Maj 2024

Lansohet Barometri Kosovar i Sigurisë

Prishtinë, 10 dhejtor - Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) sot organizon lansimin e rezultateve preliminare të sondazhit Barometri Kosovar i Sigurisë.

Qëllimi i Barometrit Kosovar të Sigurisë është të ofroj të dhëna të sakta dhe të besueshme rreth perceptimeve dhe përshtypjeve të opinion publik me qellim të informimit të procesit të politike-bërjes.

Prezantimi do të ofroj një përmbledhje të perceptimeve të qytetareve ne Kosove rreth sigurisë, kënaqshmërisë me institucionet e sigurisë (Policia, KFOR, EULEX, FSK, Doganat), përformancës se institucioneve të drejtësisë, perceptimet e tyre mbi rreziqet e brendshme dhe të jashtme, stabilitetit politik, dialogut Prishtine-Beograd dhe sigurisë ekonomike dhe mjedisit ne Kosove.

Sondazhi është realizuar gjatë muajit Nëntor 2012 përmes intervistave sy-me-sy me amvisëri ne Kosove.

 Të anketuarit janë pyetur lidhur me kënaqshmërinë e tyre me punën e institucioneve të sigurisë.

Një kënaqëshmëri e balancuar është ndaj Policisë së Kosovës me vetëm 42% të të anketuarve që shprehën kënaqshmëri me punën e tyre.

Më së paku kënaqshmëri ka ndaj punës së Doganave (29%) dhe EULEX-it (22%).

Të anketuarit janë pyetur lidhur me atë se a pajtohen apo nuk pajtohen me deklaratën më poshtë “EULEX/KFOR është fer dhe i paanshëm”?. Shumica u pajtuan me pyetjën për KFOR-in kurse kishin mendim të kundërt lidhur me EULEX-in.

Të anketuarit janë pyetur lidhur me punën e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI) megjithatë kjo prodhoi rezultate jokonkluzive përderisa 60% u përgjigjën se nuk kanë informacion lidhur me këtë institucion dhe si rrjedhoj nuk mund të japin vlerësim lidhur me të.

Ata të cilët shprehën vullnetin për të dhën  mendim lidhur me AKI ishin të pakënaqur me përformancën e këtij institucioni (27%).

Serbët e Kosovës në përgjithësi kanë nivel të ulët të kënaqëshmërisë ndaj institucioneve (më së shumti kënaqëshmëri ndaj Policisë me 23%). Shumica e serbëve duket se janë të pakënaqur me punën e KFOR-it dhe EULEX-it.

Në pyetjen se a pajtohen apo nuk pajtohen me deklaratën e mëposhtme “ A duhet Forca e Sigurisë se Kosovës të shëndërrohet në Ushtri”? shumica dërmuese (87%) u përgjigjën pozitivisht në krahasim me vetëm 7% të cilët mendojnë ndryshe.

Sa i përket gjyqësorit, të anketuarit në përgjithësi kishin shprehur dyshime dhe besim të ulët. Gati 60% e tyre thanë se nuk kanë besim në sistemin gjyqësor.

Kënashmëria e tyre me punën e gjykatave të Kosovës qëndron në nivelin e 8%, ndersa rreth 36% të tjerë mendonin se ishin pak të kënaqur.

Gjysma e të intervistuarve thanë se janë shumë të pakënaqur me punën e gjykatave të Kosovës. Në pyetjen se cilat janë arsyet që shtyjnë këtë pakënaqësi, rreth 36 % e tyre deklaruan se gjykatat në Kosovë punojnë shumë ngadalë, mendim ky i përcjellur nga 28% të cilët mendojnë se nuk besojnë në gjykata dhe 12 % të tjerë të cilët thanë se ju mungon informacioni. Të tjerët ishin të ndarë në mes të mungesës së mënyrave alternative për të i zgjedhur problemet, distancës nga shtëpia e kështu me radhe.

Hulumtuesit kishin pyetur të anketuarit  nëse pajtohen apo nuk pajtohen me thënjen “Gjykatat janë të pavarura” ndërsa vetëm 14% e tyre kishin thënë se pajtohemi.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)