07 Maj 2024

Lansohet anketa mbi sigurinë dhe drejtesinë në Kosovë

Prishtinë, 22 maj - Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) sot organizon lansimin e rezultateve të edicionit të dytë të sondazhit Barometri Kosovar i Sigurisë duke filluar nga ora 11.00 në Hotel Sirius.

Qëllimi i Barometrit Kosovar të Sigurisë është të ofroj të dhëna të sakta dhe të besueshme rreth perceptimeve dhe përshtypjeve të qytetarëve të Kosovës me qellim të informimit të procesit të politike-bërjes.

Prezantimi do të ofroj një përmbledhje të perceptimeve të qytetareve ne Kosove rreth sigurisë, kënaqshmërisë me institucionet e sigurisë (Policia, KFOR, EULEX, FSK, AKI, Doganat), përformancës se institucioneve të drejtësisë, perceptimet e tyre mbi rreziqet e brendshme dhe të jashtme, marredheniet ndër-etnike, dialogut Prishtinë-Beograd dhe sigurisë ekonomike ne Kosovë.

Sondazhi është realizuar gjatë muajit Prill 2013 përmes intervistave sy-me-sy me amvisëri ne Kosovë.

Mostra kombëtare ka përfshire 1067 amvisëri dhe përfaqëson opinionet e qytetareve të moshës 18 vjet (te moshës se rritur) ose me të vjetër të të gjitha etnive në Kosovë.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)