Lajmi për vrasjen agjentit të AKI-së në Siri nuk është i vërtetë
Prishtinë, 21 gusht - Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur për opinionin publik se lajmi që është dhënë për vrasjen e një bashkëpunëtor të AKI-së në Siri nuk është i vërtetë.
Drejtori i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Bashkim Smakaj ka siguruar qytetarët e Republikës së Kosovës se AKI kryen detyrat dhe përgjegjësitë që i ka të përcaktuara në mënyrë mjaft profesionale dhe ka kapacitete të mjaftueshme për tu përballur me sukses më të gjitha sfidat që mund të paraqiten gjatë përmbushjes së mandatit kushtetues dhe ligjor;
"Publikimi i lajmeve të tilla sensitive dhe të pa vërteta, përveç që paraqet një qasje jo profesionale gazetareske, mund të dëmtoj rëndë edhe interesat e sigurisë së Republikës së Kosovës, prandaj kërkojmë që të kihet me shumë kujdes në trajtimin e këtyre temave të ndjeshme", ka theksuar Smakaj.