16 Janar 2025

Kuvendi miraton Rezolutë për misionin e EULEX-it

Prishtinë, 23 korrik - Kuvendi Kosovës ka miratuar Rezolutën e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për misionin e Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit - EULEX. Votimi solli si rezultat 23 vota për, 23 abstenime dhe 17 kundër.

Sipas tekstit të propozuar nga deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu me këtë Rezolutë Kuvendi i Republikës së Kosovës fton presidenten Atifete Jahjaga t\'i kërkojë shefes së diplomacisë evropiane Frederica Mogherini, inicimin e hetimit institucional për çdo rast të cituar për stafin e EULEX-it në raportin që zyrtarë të BE-së kanë hartuar.

“Thërret në raportim të jashtëzakonshëm kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kosovës lidhur me aferat në lidhje me ndikimin e çështjeve hetimore të zyrtarëve të EULEX-it dhe marrjes arbitrare të kompetencave të organeve të drejtësisë nga ana e EULEX-it”, thuhet në pikën e dytë të Rezolutës.

Po ashtu, kërkohet që raportimi i kryesuesve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës të bëhet dhjetë ditë nga miratimi i kësaj Rezolute.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)