11 Maj 2024

Kuvendi duhet të përmbahet nga ndërhyrja në gjyqësor

Prishtinë, 8 prill - Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë/ Përfaqësuesi Special i BE-së, ka shprehur shqetësimin lidhur me debatet e fundit të zhvilluara në Kuvendin e Kosovës, të cilat mund të interpretohen si ndërhyrje në çështjet gjyqësore.
 
\"Përderisa debati për çështje që janë relevante për Kosovën është i nevojshëm, Zyra e Bashkimit Evropian është e shqetësuar me diskutimet e fundit në Kuvend, të cilat u përqendruan në rastet që tashmë janë gjykuar nga gjyqësori dhe të cilat mund të interpretohen si përpjekje për të përmbysur këto raste.\"

\"Asnjë debat parlamentar për çështje me të cilat merren gjykatat nuk mund të jetë produktiv në krijimin e një klime demokratike, ku përgjegjësitë e autoritetit gjyqësor, ekzekutiv dhe legjislativ janë të ndara qartë.

Siç është thënë më herët (në të ashtuquajturin rasti Kiçina), Kuvendi duhet të përmbahet nga përfshirja në veprime të cilat mund të interpretoheshin si përpjekje për të ndikuar apo për të përmbysur ndonjë vendim gjyqësor, si dhe si përpjekje për të ndikuar në perceptimin e gjykatësve për pavarësinë e tyre në rastet e tjera të ardhshme. 

Autoriteti më i lartë kombëtar duhet të japë shembull të mirë përmes insistimit në këto parime demokratike themelore. Nëse ai nuk i respekton këto parime, atëherë do të krijohet një precedent i rrezikshëm i cili mund të shfrytëzohet më pas në nivel lokal për qëllime politike që nuk janë në përputhje me sundimin e ligjit dhe me respektimin e të drejtave të barabarta të qytetarëve në një shoqëri demokratike.”
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)