18 Janar 2025

Kuvendi dënon sulmin në oborrin e shtëpisë së drejtorit të RTK-së

Prishtinë, 29 gusht - Republika e Kosovës nuk do të lejojë asnjëherë që dhuna dhe metodat e frikësimit të ndikojnë në agjendën shtetërore, lirinë e mediave dhe debatin politik, thuhet në reagimin e Kuvendit.


Kuvendi i Republikës së Kosovës, ka dënuar sot ashpër sulmin  e mbrëmshëm  në  oborrin e shtëpisë së drejtorit të Radiotelevizionit të Kosovës, Mentor Shala.

Në komunikatën e Kuvendit për këtë rast thuhet:

“Kuvendi i Republikës së Kosovës dënon ashpër sulmin me mjet shpërthyese në oborrin e shtëpisë së drejtorit të Radio Televizionit të Kosovës, Mentor Shala.

Kuvendi fton organet e drejtësisë që përgjegjësit e këtij sulmi të sillen para organeve të drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar.

 Hedhja e mjetit shpërthyes në oborrin e shtëpisë së drejtorit të RTK-së, përbën një veprim kriminal që në vazhdën e veprimeve të ngjashme të kohëve të fundit, synon të cenojë rendin publik, sigurinë e qytetarëve dhe zyrtarëve të institucioneve publike.

Republika e Kosovës nuk do të lejojë asnjëherë që dhuna dhe metodat e frikësimit të ndikojnë në agjendën shtetërore, lirinë e mediave dhe debatin politik”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)