16 Janar 2025

Kushtetuesja refuzon t’ia lëshojë ndërtesën Avokatit të Popullit

Prishtinë, 14 janar - Gjykata Kushtetuese i ka rënë pishman zotimit të mëhershëm për t’u zhvendosur në Pallatin e Drejtësisë, në mënyrë që objekti që tani e shfrytëzon t’i vihet në dispozicion institucionit të Avokatit të Popullit.

Ky zhvillim ka pasoja edhe në procesin e liberalizimit të vizave, shkruan sot Koha Ditore.

Sigurimi i një objekti të përhershëm për Avokatin e Popullit është një nga tetë kushtet për liberalizim të vëna nga Bashkimi Evropian, e që ende nuk janë përmbushur. Qeveria i ka vënë synim vetes që ato të përmbyllen deri më 15 janar.

Në linjë me këtë, në fund të dhjetorit, ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, i ka kërkuar Kushtetueses që deri në gjysmë të janarit të zhvendoset nga objekti ekzistues, me arsyetimin e vetëm që ky objekt të lirohet për nevoja të Avokatit të Popullit.

Që në 2012-n, objekti është caktuar për këtë institucion, me vendim të Ministrisë së Administratës Publike, që mban numrin 102/12.

Arta Rama, kryetare e Kushtetueses, javën e shkuar i ka shkruar kryeministrit Isa Mustafa në lidhje me këtë. Ia ka kumtuar lajmin për refuzim transferimi.

/Koha Ditore/
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)