Kushtetuesja dhe Supremja intensifikojnë bashkëpunimin
Prishtinë, 14 korrik - Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, znj. Gresa Caka – Nimani, priti sot në takim kryetarin e Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, Enver Peci.
Gjatë takimit, kryetarja Caka - Nimani dhe kryetari Peci diskutuan, ndër të tjera, për mundësitë e intensifikimit të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve që ata udhëheqin, për sfidat e përbashkëta në përpjekjet për përmirësimin e komunikimit me publikun, si dhe për mundësitë e rritjes së transparencës në punën e të dy gjykatave.
Në vazhdim të bisedës, të dy kryetarët theksuan rëndësinë që ka mbrojtja e pavarësisë së pushtetit gjyqësor në funksion të forcimit të sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës.