17 Janar 2025

Kush do t’ia vë flakën Kosovës

Prishtinë, 1 mars - Situata e sigurisë në Kosovë vetëm sa është duke u tensionuar. Fillimisht si cak i sulmit të personave të panjohur por mirë të organizuar ishin veturat zyrtare të cilat dëmtoheshin me kubëza guri apo iu vihej flaka.

Pastaj u bënë cak i sulmeve edhe veturat private të personave që janë pjesë e politikës apo anëtarëve të familjeve të tyre që nënkupton se sulmohej edhe prona publike sikur edhe ajo private.

Nëse mbështetemi në të dhënat e sulmeve të deritashme , qoftë ndaj individëve apo pronave të tyre atëherë del se këto sulme janë të motivuara politikisht porse burimi mbetet i panjohur. Në një mjedis skajshmërisht jotolerant politikisht këto sulme mund të shkaktojnë pasoja të paparashikueshme dhe KMDLNj shpreh shqetësim se , përkundër intensifikimit të këtyre sulmeve, autorët nuk po kapen dhe po mbesin të pandëshkuar.

Rasti i fundit ishte përpjekja për djegien e veturës private të Adem Grabovcit, shef i grupit parlamentar të PDK – së dhe deputet i Kuvendit të Kosovës. KMDLNj e dënon dëmtimin e veturës së z. Grabovci  si akt kriminal dhe kërkon përkushtim më të madh të organeve të hetuesisë në kapjen e autorëve dhe sjelljen e tyre para organeve të drejtësisë ndryshe kaosi dhe frika për qytetarët e Kosovës vetëm sa do të rritet dhe qëllimi i këtyre grupaconeve terroriste do të arrihet.

KMDLNj shfaq shqetësim se moskapja e këtyre që po e dëmtojnë pronën publike dhe private mund të jetë shumë e rrezikshme aq më parë që këta sulmues mund të rrezikojnë nesër jetët e njerëzve.

KMDLNj fton të gjitha subjektet politike të angazhohen për shtensionimin e situatës sepse vet kanë kontribuar në përshkallëzimin e situatës e cila dita – ditës po bëhet më e rrezikshme. Në një mjedis anarkie dhe kaosi të gjitha grupet ekstremiste kërkojnë dhe gjejnë hapësirë për veprim rrënues gjë që lehtë mund të ndodhë në Kosovë.
Kujt po i konvenon kjo situatë në Kosovë dhe kush dëshiron të përfitojë nga kjo situatë ? Në këto zhvillime humbësit më të mëdhenj janë qytetarët e Kosovës prandaj ata duhet të mobilizohen dhe ta kundërshtojnë dhunën përmes protestave dhe demostratave kundër dhunës.

Kapja e atyre që e dëmtuan veturën e deputetit Grabovci dhe sulmeve të tjera mund të kontribuojë në parandalimin e sulmeve tjera dhe rikthimin e qetësisë. Nëse nuk është në pyetje një skenar tjetër.
KMDLNj kërkon gjithashtu përmbajtje nga subjektet politike që po sulmohen duke mos e adresuar përgjegjësinë ende pa përfunduar hetimet sepse po e paragjykojnë fajësinë dhe fajtorët .
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)