16 Janar 2025

Kurtit, Haxhiut Topallit e Kadaj-Bujupit u vazhdohet arresti shtëpiak

Prishtinë, 6 janar - Në Gjykatën për Krime të Rënda në Pallatin e Drejtësisë është mbajtur seanca gjyqësore ndaj katër deputetëve të Kuvendit të Kosovës, Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj – Bujupi dhe Faton Topalli.

Tre deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, Albulena Haxhiut dhe Faton Topallit, dhe deputetes së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj – Bujupi u është vazhduar arresti shtëpiak.

Para gjyqtarit, Albin Kurti tha se nuk mbrohet e as nuk hesht sepse konsideron se po gjykohet nga një trup gjykues jo i duhur.

Ai po ashtu ka thënë se me dy shkronja nuk mund t’i përgjigjet aktakuzës prej pesë faqesh.

\"Sa i përket mbrojtjes nuk më përfaqëson mua, sepse kjo është vendos nga dikush tjetër dhe ju lutem mos i merrni për bazë çka do që të thonë. Unë konsideroj që ky gjykim është i padrejtë, është persekutim politik”, ka thënë Kurti.

Deputetja Albulena Haxhiu, në pyetjen e gjyqtarit se a do të mbrohet në heshtje, ajo tha se nuk mbrohet në heshtje, por nuk do të përgjigjet në pyetjet e prokurorisë e as të trupit gjykues.

Albulena Haxhiu nuk dëshiroj të deklarohet në lidhje me fajësinë, ose pafajësinë, por ka thënë se po bëhet shklje e kushtetutës, pasi nuk po respektohet imuniteti i deputetëve.

Ndërsa deputetja, Donika Kadaj Bujupi  tha se nuk pranon të përgjigjet në pyetjet e prokurorit dhe trupit gjykues me arsyetimin se ky është proces politik.

\"Veprimet e mia kanë qenë transparente dhe nuk jam në konflikt me ligjin dhe unë kam mbrojt Kushtetuesen”, ka thënë Kadaj Bujupi.

Edhe deputeti Faton Topalli ka thënë se ndihet i pafajshëm, pasi deklaron se ka mbrojtur kushtetutën.

Në aktakuzën e shpallur ndaj deputetëve Albin Kurti, Albulena Haxhiu dhe Donika Kadaj Bujupi, e lexuar nga prokurorja, thuhet se: Albin Kurti dhe Albulena Haxhiu kanë përdorur armë pa autorizim dhe mjete të tjera rrezikshme, kanë penguar personat zyrtarë, kanë përdorur gaz lotsjellës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)