17 Janar 2025

Kurti: Protesta e nesërme fillon në ora 10:00

Prishtinë, 25 shkurt - Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, në emisionin “Info - Box”, ka bërë të ditur se protesta e opozitës së bashkuar, për të kundërshtuar zgjedhjen e Thaçit si President i Kosovës, do të fillojë të premten, në ora 10:00.

Sipas tij, pushteti po përpiqet ta kontrabandojë për president të Kosovës, një person që e ka pranuar Demarkacionin dhe Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

\"Në Kosovë nuk pati seancë të jashtëzakonshme për arsim, shëndetësi, për veri. Pushteti e ka thirr një seancë të jashtëzakonshme për ta bërë President, një njeri që dështoj në krye të Ministrisë së Punëve të Jashtme (MPJ), duke mos e anëtarësuar Kosovën në UNESCO, duke dështuar në procesin e liberalizimit të vizave”, ka theksuar Kurti.

Ai ka thënë se protesta është gjithëpopullore, dhe se sipas tij, kjo protestë e ka tejkaluar opozitën e bashkuar.

Këtu ka njerëz pa parti, duke shtuar se “unë jam këtu në cilësinë e qytetarit të Republikës, që nuk ka atdhe tjetër përveç Kosovës”.

“Ne kemi marrë leje nga Komuna e Prishtinës për tu vendosur tendat në dy sheshet në kryeqytet. Ne lejen e kemi për të qëndruar deri më 8 mars”, ka shtuar Kurti.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)