17 Maj 2024

Kundërshtoi Daçiqin, mbetet peng në Kosovë

Blerta Dibrani

Prishtinë, 8 dhjetor - Nënshtetasi i Australisë, Riza Nura, kishte ardhur për t’i shijuar disa ditë në vendlindjen e tij, mirëpo tash ai ka mbetur peng në Kosovë. Atij i është konfiskuar pasaporta australiane.

Derisa po bënte një vizitë në Kosovë kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, Nura e kishte takuar eskortën e Daçiqit dhe kishte shprehur mllefin ndaj “vrasësit të shqiptarëve”, siç e quan Nura, Daçiqin. Ai ishte arrestuar nga Policia e Kosovës dhe më pas ishte dërguar në stacionin e policisë, ku ishte rrahur keq.

Nura kishte marrë lëndime të rënda nga rrahjet e Policisë dhe tash i është përkeqësuar gjendja. Ai po kërkon të përfundojë sa më shpejt punë drejtësia me të dhe të shkojë për shërim në Australi. “Konsideroj se është duke u zvarritur për së tepërmi procesi dhe gjendja shëndetësore më është përkeqësuar”, rrëfen Nura.

 

“Kam flluska në mushkri për shkak të rrahjes dhe mjekët më kanë thënë se nëse ato flluska shpërthejnë rrezikohet shëndeti im seriozisht. Unë dua të shkoj në shtetin tim, Australi dhe të shërohem”, ka thënë Nura.
Nura thotë se ka respekt për uniformën, por ai e ka kundërshtuar një vrasës. “Unë nuk jam kundër uniformës dhe e respektoj shumë Policinë e Kosovës, por e kam kundërshtuar vizitën e një njeriu që e ka mbrojtur kasapin e Ballkanit”, thotë Nura.


Ndërsa avokati i Nurës, Ramiz Krasniqi thotë se është e paarsyeshme një vonesë kaq e gjatë. “Duke marrë parasysh se gjendja shëndetësore e klientit tim është duke u përkeqësuar, vonesat e institucioneve të drejtësisë janë të pajustifikueshme”, ka thënë avokati Krasniqi.


Edhe ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli, është shprehur i shqetësuar për vonesën e këtij rasti, duke apeluar se duhet sa më shpejt të përfundohet. Ai thotë se është i njoftuar për rastin dhe tejkalimin e kompetencave nga ana e Policisë së Kosovës.

 

“Kjo çështje nuk është dashur të zvarritet sepse mund të zgjidhet shumë shpejt”, ka thënë Makolli. Ai ka deklaruar se është interesuar për së afërmi me ngjarjen.

 

Ai ka bërë me dije se nuk kanë marrë ndonjë ankesë nga shteti i Australisë deri më tani. “Jam takuar me Inspektoratin e Policisë së Kosovës dhe e kam shprehur shqetësimin tim për sjelljen e atyre policëve. Me këtë çështje është duke u marrë inspektorati”, ka treguar ai.


Për këtë rastn Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) kishte suspenduar dy policë. Ky inspektorat nëpërmjet një komunikate kishte bërë me dije se për rastin në fjalë ishin suspenduar dy policë deri në përfundim të hetimeve.

 

Nura tash është duke e pritur gjykimin, për ta lënë Kosovën si një ëndërr të keqe. Por, ai thotë se asnjëherë nuk do të flas keq për vendin e tij, pavarësisht çfarë i ka ndodhur.

 

“Kosova është vendlindja ime, pavarësisht se ka kohë që nuk jetoj këtu. Gjithmonë jam interesuar për Kosovën, kam punuar për Kosovën dhe do të punoj, por mua më ka penguar vizita e një njeriu që e ka mbrojtur krimin e Millosheviqit”, ka thënë Nura.

(Autorja është studente e vitit të parë në Gazetari në UP)
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)