16 Janar 2025

Kundër Asociacionit e Demarkacionit protestohet në Berlin

Berlin, 20 dhjetor - Aktivistët e Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje dhe ata të AAK-së, protestuan para përfaqësisë diplomatike të Republikës së Kosovës në Berlin, ku shqetësimin e tyre të thellë mbi zhvillimet e fundit në Kosovë, në veçanti lidhur me marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel me Serbinë më 25 gusht, si dhe marrëveshjen e 26 gushtit për demarkacion me Malin e Zi.

Opozita ka thënë se pushteti aktual në Kosovë po e keqpërdor secilin institucion shtetëror,vetëm e vetëm që ta shtypë opozitën, ashtu që t’i realizojë në përpikëri projektet e Serbisë brenda Kosovës.

“Zajednica” dhe demarkacioni me Malin e Zi cenojnë rënë sovranitetin e Republikës së Kosovës.

"Ndarja etnike e Kosovës përmes “Zajednicës” është hap i parë drejt bosnjëzimit të shtetit tonë. Prandaj, nuk do ta lejojmë një gjë të tillë. Prandaj, do të angazhohemi deri në fund që t’i ndalim këto marrëveshje", kanë thënë protestuesit.

Qeveria e Kosovës sipas tyre është marrë peng nga politikat e gabuara, dhe si e tillë nuk është e aftë për të siguruar interesat vitale të shtetit dhe qytetarëve të saj. Një Qeveri që sjell marrëveshje antikushtetuese e raciste nuk është e denjë që ta udhëheq shtetin.

"Ne si mërgatë, gjatë gjithë ekzistencës sonë kemi qenë faktor i rëndësishëm për nxitjen dhe mbrojtjen e interesave të atdheut."

"Edhe tani në kushte të reja po vazhdojmë veprimtarinë tonë, për të kundërshtuar fuqishëm dhe pa kompromis “Zajednicën” dhe demarkacionin me Malin e Zi, duke përkrahur politikat e mirëfillta për zhvillimin e Republikës dhe të shtetit të së drejtës, pa dallim përkatësie etnike dhe duke mos e lejuar ndarjen e shtetit në vija etnike, të cilat do na kthejnë ne dhe Kosovën në shekullin e kaluar", kanë theksuar ata me tutje.

Më fund të kësaj proteste, pos fjalimeve të mbajtura në gjuhën shqipe dhe gjermane, një përfaqësues yni i dorëzoi përfaqësuesit diplomatik të Republikës së Kosovës një shkresë me kërkesat tona, duke nënvizuar përgjegjësinë e Ambasadës së Kosovës për të përfaqësuar shtetit, dhe jo pushtetin.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)