Kukës, bie në greminë kamioni, vdes shoferi
Kukës, 23 gusht Një aksident i rëndë ndodhi sot në mbrëmje në Kukës, ku një kamion i tonazhit të rëndë përfundoi në greminë, duke shkaktuar vdekjen e drejtuesit.
Mësohet se aksidenti ndodhi në rrugën Fushë-Dukagjin Drini i Zi si pasojë e humbjes së kontrollit të mjetit, i cili përfundoi në greminë.
Policia e Kukësit tha se drejtuesi i mjetit është identifikuar si shtetasi Bedri Fetahu, 49-vjeç nga Kosova, i cili humbi jetën pasi mbërriti në spital.
Ende nuk dihet nëse shoferi udhëtonte i vetëm, apo kishte edhe shoqërues, ndërkaq vijojnë hetimet e policisë për të zbardhur shkaqet e aksidentit.