Kufiri me Maqedoninë, KFOR sot dorëzon kompetencat tek Policia e Kosovës
Prishtinë, 22 janar - Policia e Republikes se Kosovës prej sot do të kontrollojë një pjesë të zonës kufitare me Maqedoninë pasi qe KFOR-i me një ceremoni të veçantë t do ti dorëzojë kompetencat policisë së Kosovës, ku do të nënshkruhet marrëveshja e dorëzim- pranimit të një pjese të kufirit, në jug të Dragashit.
Në këtë ceremoni do të marrë pjesë vetë komandanti i KFOR-it, gjeneral major Erhard Byhler, zyrtarë të lartë të qeverisë së Kosovës, asaj maqedonase dhe ambasadorë të të dy vendeve.