Kuçi u takua me Ambasadorin Blomeyer
Prishtinë, 3 shkurt Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, sot ka pritur në takim Ambasadorin e Gjermanisë Peter Blomeyer.
Në këtë takim Ministri Kuçi dhe Ambasadori Blomeyer diskutuan rreth fazës së transformimit të misionit të EULEX-it në Kosovë, me çrast të dyja palët u pajtuan se misioni i EULEX-it duhet të angazhohet maksimalisht në forcimin e kapaciteteve vendore, me qëllim që mos të ketë mungesë efikasiteti në sistemin e drejtësisë.
Ministri Kuçi vlerësoi bashkëpunimin që institucionet e Kosovës, në veçanti Ministria e Drejtësisë kanë pasur dhe vazhdojnë ta kenë me Ambasadën gjermane dhe institucionet e tjera të këtij vendi që veprojnë në Kosovë, sidomos në fushën e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar dhe të profesioneve të lira.
Të dy bashkëbiseduesit shprehen gatishmërinë në fillimin e bashkëpunimit në mes të Republikës së Kosovës dhe asaj të Gjermanisë.