Kuçi takon ambasadoren franceze, Maryse Daviet
Prishtinë, 18 dhjetor Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, sot ka zhvilluar një takim më Ambasadoren e re të Republikës së Francës në Kosovë, Maryse Daviet, të cilës njëherësh i ka uruar mirëseardhje dhe suksese në detyrën e re.
Në këtë takim, të dy bashkëbiseduesit kanë vlerësuar bashkëpunimin në mes të Republikës së Kosovës dhe asaj të Francës dhe shprehen gatishmërinë për thëllimin e këtij bashkëpunimi.
Ambasadorja Daviet shprehi gatishmërinë për të ofruar përvojën dhe eksperiencën e vendit të saj, për institucionet e sistemit të drejtësisë së Kosovës.
Ministri Kuçi pasi shprehi kënaqësinë e tij për nivelin e bashkëpunimit në mes të dy vendeve, kërkoi përkrahjen e shtetit francezë, në përmbushjen e kritereve nga institucionet e Kosovës, në rrugën drejtë integrimeve evropiane.