Kuçi takoi zëvendësministrin e Drejtësisë, Florian Dushi
Prishtinë, 30 qershor - Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës, Harjedin Kuçi, takoi sot zëvendësministrin e Drejtësisë, Florian Dushi, të cilin e uroi për detyrën e re.
Zëvendëskryeministri Kuçi shprehu gatishmërinë dhe mbështetjen që së bashku ti qojnë përpara projektet që kanë të bëjnë me fuqizimin e sundimit të ligjit me qëllim të ngritjes së besimit të qytetarëve në drejtësi.
Nga ana e tij, zëvendësministri Dushi falënderoi për pritjen dhe e siguroi Zëvendëskryeministrin se do të jap kontributin e tij në këtë fushë.